Kreshnik Qato fiton sfidën, fiton ndeshjen me boksierin Maks Maksuell

Boksieri i njohur shqiptar, Kreshnik Qato, ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme mbrëmjen e së Shtunës në “Jork Holl” të Londrës, përballë boksierit anglez Maks Maksuell, ku Qato dominoi ndeshjen dhe pse disa herë u vu në vështirësi.Gjashtë raundet e kësaj sfide sollën emocione të mëdha, ku tre raundet e para kanë qenë mjaft të ekulibruara, ndërsa në 3 raundet e tjera Qato ka qënë superior dhe ka treguar një përgatitje të lartë fizike në tapetin Londinez.Në fund të gjashtë raundeve, Qato ka triumfuar me pikë duke marrë në këtë mënyrë votat unanime të gjyqtarëve të ndeshjes. Qato fiton 60 me 55 pas gjashtë raundeve dhe me këtë fitore konsolidon vendin e tij në renditjen e boksierëve profesionist.Pas ndeshjes, Qato ka falenderuar promotorin e tij, Ylli Ndroqi për mbështetjen dhe kompaninë “Yldon”, por edhe tifozët e shumtë shqiptarë të cilët e mbështetën në Londër. Pas kësaj fitoreje të madhe, Qato do të përgatitet për një tjetër duel të nivelit të lartë në muajt e ardhshëm...