Edhe Kongresi i FIFA-së “harron” Kosovën
Edhe Kongresi i FIFA-së sikurse Komitetit Ekzekutiv i FIFA-së nuk ka biseduar farë për çështjen e Kosovës. Kongresi i FIFA-së është mbajtur më 30 dhe 31 maj, në ishullin Mauritius, që gjendet në Oqeanin Indian, por sipas uebfaqes zyrtare të FIFA-së në këtë kongres nuk është diskutuar farë për Kosovën. Uebfaqaja e FIFA-së ka publikuar detajet e diskutimeve tëKongresit, ndërsa rasti i Kosovës nuk përmendet askund. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) nuk ishte në rend dite të FIFA-së, edhe pse i ishte drejtuar këtij institucioni me dy shkresa. Ndërkohë, drejtuesit e futbollit në vend nuk kanë kurrfarë informate nëse është folur apo jo nëKongresi i FIFA-së për çështjen e futbollit të Kosovës. Kujtojmë se FIFA, muaj më parë ia kishte lejuar Kosovës të luajë miqësore me të rinjtë dhe me ekipin e femrave, kurse përfaqësueses A ia ka mohuar një gjë të tillë. Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s do të mbahet në Zurich më 3 e 4 tetor 2013.