Primera Divizion java e fundit, luftë për Europën dhe mbijetesën
Kampionati spanjoll ka ardhur drejt finishit, pasi sot do të luajë javen e fundit të sezonit. Kampionet e e primera Divizion, Barcelona do të luajë sot për të barazuar rekordin e madrilenëve për sa i përket pikëve të grumbulluara në një sezon. Ndaj një skuadre si Malaga të besuarit e Titot Vilanovez do të kërkojnë tre piket e radhes për të arritur shifren rekord të 100 pikëve që është edhe synimi kryesor i katalanasve.Ajo që vlen të theksohet në këtë javë të fundit të kampionatit është lufta e ashpër që do të bëhet deri në sekondat e e fundit për pjesmarrjen në kupat e Europes dhe qendrimin në La Liga. Përveç Barcelones, Realit dhe Atletiko Madrid që kanë siguruar prej kohesh kalimin direkt në Chempions Ligë sot pritet të mësohet edhe skuadra e katërt që do të marrë pjesë në këtë kompeticion.Lufta për të siguruar një vend të tillë do të jetë mes Valencias që aktualisht mban këtë pozicion dhe Real Socidad që ndodhet 2 pikë më pak. Vati pjesmarrjes në këtë kompeticion është krejtësisht në duart e Ekipit nga Mestaja të cileve u duhet me patjeter fitorja ndaj Sevilias në transfertë për të qenë të sigurt në arritjen e objektivit.Ndërsa Sociedat së bashku me Malagen dhe Real Betis kanë shumë gjasa që sezonin e ardhshëm të jenë pjesë e Europa Ligë. Përveç pjesmarrjes në kupat e Europes ajo që spikat më shumë është lufta për mbijetesë, pasi deri tani akoma nuk është përcaktuar asnjë skuadër që do të zbresë nga kategoria Deportivo, Selta Vogo, Saragoza dhe Majorka janë në garë për të qendruar në eliten e futbollit spanjoll por fati do ti buzëqesh vetem njërës, pasi tre të tjerat janë të destinuara që vitin e ardhshëm të luajnë një kategori më poshtë.Në javen e fundit të kampionati spanjoll , i cili do të luhet sot do të kemi këto përballje:Real Madrid - Osasuna, Barcelona - Malaga Celta Vigo - Espanyol, Deportivo La Coruna - Real Sociedad Granada - Getafe, Levante - Real Betis, Mallorca - Valladolid Rayo Vallecano- Athletic Bilbao, Sevilla - Valencia Zaragoza - Atletico Madrid