David Luis i shkel syrin Barcelonës: I lumtur për interesimin e tyre

Pas sigurimit të repartit të avancuar, Barcelona prej kohesh është në kërkim të një mbrojtësi potent për të ardhmen, i cili do të luaj përkarh qendërmbrojetist Pike. Pasi interesimit të shfaqur nga katalanasit për të sjellur në "Kamp Nou" brazilianin David Luis si pasardhësin e Pujol edhe vetë mbrojtësi i Çelsit, ka bërë të qartë se do të ishte shumë i lumtur për një lëvizje drejt kampionëve të Spanjës, Barcelonës.Futbollisti brazilian ka luajtur një rol thelbësor në këtë sezon, duke ndihmuar klubin të siguronte vendin e tretë në renditjen e kampionatit dhe të fitonte Europa League.Por futbollisti ka treguar një anë tjetër të lojës së tij nën drejtimin e Bentiez, i zhvendosur shpesh në mesfushë, një pozicion që me sa duket ai pëlqen dhe mendon se do të ishte më i përshtatshëm nëse do të siguronte lëvizjen drejt një skuadre që di të mbajë topin."Objektivi im është të jem i lumtur dhe kjo është e mundur nëse luan në një skuadër që ka objektiva për të dominuar futbollin", ishin fjalët e tij për gazetën angleze "Daily Star"."Barcelona është aktualisht skuadra që ka zhvilluar futbollin më të mirë në vitet e fundit. E di që ata interesohen për shërbimet e mia dhe unë ndihem i lumtur për këtë faktë.Interesimi i tyre do të thotë se unë jam rritur profesionalisht", shpjegoi braziliani.Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi, duke pasur parasysh se dëmtimet e vazhdueshme të Pujol sollën probleme ne prapavijë, ku në qendër të këtij reparti mbetej vetëm një mbrojtës i mirëfilltë, Zherard Pike. Ndaj sinjali i David Luis është i qartë dhe domëthënës për një bashkëpunim mes paleve në të ardhmen.