Tekniku Klop: Dortmund do të jetë pretendent edhe nëse largohen yjet
Trajneri i sukseshëm i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp, ka pak dyshime nëse skuadra e tij do të vazhdojë të ecë në këtë rrugë pavarësisht largimeve nga ekipi.Strategu i nënkampionve të Europës beson se skuadra e tij e ka potencialin për të përballuar edhe largimet e mundshme të disa yjeve në merkaton e kësaj vere. Nga nënkampionët e Europës është larguar tashmë Mario Gotze për tek Bayern Munchen dhe të njëjtën rrugë pritet të zgjedhë edhe sulmuesi polak Robert Lewandowski, që shikohet si përforëcimi i radhës i bavarezëve. Pavarësisht kësaj, tekniku gjerman është i bindur se drejtuesit e Borussias do të gjejnë zëvendësuesit ideal për futbollistët që do të largohen për një pagë më të mirë."Kam lexuar se na pret një sezon i vështirë por kjo nuk ka sens. Kemi shumë kualitet dhe një gjëndje ekonomike të qëndrueshme. Sigurisht që do të ketë disa ndryshime për shkak të lojtarëve që do të largohen, por mendoj se nga këto ndryshime ne do të përfitojmë ndaj jam i qetë dhe optimist. Nuk mund të them dot se me sa futbollistë do të nënshkruajmë por po punojmë për një gjë të tillë. Unë mund t'ju garantojë që në fund gjithçka do të jetë në rregull", është shprehur Klopp.Borussia Dortmund gjithsesi ka arritur të nënshkruajë me mbrojtësin grek të Verder Bremen, Sokratis Papastathopoulos, ndërsa braziliani Filipe Santana deklaroi zyrtarisht largimin e tij për tek Schalke 04 pas finales së Champions League në Uembley. Ndërsa flitet se me Bayern Mynih ata do të bëjnë edhe shkëmbim lojtarësh. Dy emrat më të përfolur që mund të kalojnë në radhët e kanarinave, janë lojtari me origjinë kosovare, Xherdan Shaqiri, dhe kroati Mario Mandzukiç.Klop i ka idete e qarta që tani për ndërtimin e skuadrës së re edhe pa yjet që këtë vit kanë mahnitur të gjithë. Synymet e klubit janë që të arrijnë përsëri të ndërtojnë një skuadër pretendente me lojtarë të rinjë dhe të talentuar. Klop është një ekspert në këtë drejtim pasi një fakt të tillë e ka treguar këtë vit me ekipin e tij ku arriti të ishte një pretendent kryesor për fitimin e trofeut më të rëndësishëm në Europë siç është Chempions Liga.