Drejtuesit e Tottenham: "Bale është më i mirë se Neymar"

E ardhmja e Uellsianit, Geret Beil, është e ndarë mes Totenham dhe Real Madrit. Mesfushori i Spërsave që këtë vit ka shkëlqyer me skuadrën e tij duke u bërë lider, është një nga synimet më të mëdha të "Galaktikëve" në këtë merkato, por vlera e tij e lartë është një problem për presidentin Perez. Kalimi i Neimar në radhët e Barcelonës e ka forcuar më shumë këtë skuadër dhe blerja e një lojtari të tillë shihet si e domosdoshme për Madrilenët, të cilët kërkojnë të rivalizojnë me katalanasit jo vetëm në Spanjë por edhe në arenën ndërkombëtare. Drejtuesit e ekipit kryeqytetas spanjoll, po mundohen të ulin sa më shumë vlerën e kartonit të uellsianit, duke përdorur shpesh herë edhe shifrën e kalimit të Neimar në radhët e katalanasve.Kjo mënyrë duket se nuk do të funksionojë, pasi drejtuesit e Totenham e shohin yllin e skuadrës shumë herë më të mirë se sa talenti brazilian."Beil është më i mirë se Neymar dhe sigurisht që kushton më shumë se sa futbollisti brazilian". Kjo ishte deklarata e lëshuar nga agjenti i futbollistit uellsian të Tottenham që në një intervistë për një mediat spanjoll la të hapur mundësinë e kalimit të klientit të tij tek Reali i Madridit, por gjithmonë duke marrë në konsiderat shifrën prej 70 milion stërlinash."Nëse Florentino Perez është i interesuar për Gareth Bale, për ne do të jetë një nder i madh dhe do të dëgjonim me kënaqësi ofertën e tij. Por për momentin nuk jemi duke folur me asnjë", deklaroi agjenti i asit uellsian.  Ai shtoi më tej se:"Shpresoj që çdo skuadër që kërkon atë të mos e shikojë si zgjedhje e dytë pas humbjes së Neymar. Ai duhet të jetë zgjedhja e parë e klubeve të interesuara sepse është shumë më i mirë se sa Neymar dhe vlen më shumë", deklaroi agjenti i Bale.Reali pritet të këmbëngulë për transferimin e Bale në Madrid gjatë merkatos së verës, për të qenë në lartësinë e Barcelonës dhe për të vazhduar kështu rivalitetin e përjetshëm me katalanasit.