Italia mund pa vështirësi modestet e San Marinos në miqësore

Italia ka fituar lehtësisht me rezultatin 4-0 ndeshjen miqësore kundër San Marinos, që në fakt është skuadra më dobët në botë sipas statistikave të FIFA-s. Ndeshja e luajtur në Bolonja, ka qenë më shumë një shëtitje për skuadrën e Prandelit që nuk është ndeshur me asnjë lloj vështirësie përballë këtij kundërshtari modest.Ky takim, i cili u dominua krejtësisht nga të kaltrit i ka shërbyer më shumë trajnerit për të parë formen e lojtarve të cilet po përgatiten për ndeshjen e ardhshme kundër Çekisë, e vlefshme për eliminatoret Brazil 2014.Kuptohet që trajneri i Italisë i dha prioritet më shumë emrave të rinj dhe nuk është rastësi që goli i parë erdhi nga mesfushori Poli, që kishte zënë vendin e Markizios, ndërsa Xhilardino dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë.Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Baloteli, bashkë me debutuesit Çerçi e Sau, duke e transformuar Italinë në një skuadër super-ofensive. Goli i tretë erdhi nga një magji e Andrea Pirlos me goditje dënimi, i cili tregoi edhe një herë se pavarsisht moshes vazhdon të luajë një rol të rëndësishem te kombëtarja italiane.Në fund, rezultati 4-0 u vulos nga Akuilani, i cili rikthehet përsëri në kombëtare pas një sezoni të shkëlqyer te skuadra e Fiorentines ku ishte pretendet edhe për kalimin në Chempions Ligue, por që gjithçka u vendos vetem në minutat e fundit të kampionatit.Kjo fitore e lehtë dhe pa shumë mund për skuadren e Prandelit ishte një test i rëndësishem për teknikun e azzurve për të parë formën fizike të disa prej lojtarëve para sfidës të së premtes ndaj Republikës çeke, ku iItalia kërkon fitoren për të vazhduar ëndrren e saj drejt kualifikimit për në botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në Brazil.