Ndeshja Shqipëri-Norvegji, çmime stratosferike të biletave
Pavarësisht se ndeshja me Norvegjinë është shumë e rëndësishme për kombëtaren shqiptare në kuadër të Botërorit "Brazil 2014" dhe duhet mbështetja e tifozëve, FSHF ka vendosur çmime stratosferike për biletat.Bileta më e lirë është 500 lekë të reja në radhët prapa portave, në anësore është 3 mijë lekë të reja, në tribunën qwndrore anësore çmimi është 5 mijë lekë të reja dhe në tribunën qendrore 8 mijë lekë të reja.Pra, praktikisht çmime të papërballueshme për tifozët shqiptarë.FSHF, në vend që të nxiste tifozët të mbushin stadiumin për këtë ndeshje kaq të rëndësishme, me çmimet super të larta të biletave ka shkaktuar irritimin e tifozëve.Federata ka bërë me dije se biletat do të fillojnë të shiten më 4 qershor dhe ato do të kenë masa të forta sigurie, në mënyrë që të mos falsifikohen.Çmimet e biletave Shqipëri - NorvegjiTribuna qëndrore: 8 000 lekëTribuna qëndrore anësore: 5 000 lekëTribuna D2: 3 000 lekëTribuna D1 dhe D3: 2 000 lekëTribuna C dhe E: 500 lekë