Moyes kërkon të përforcojë mesfushën e Manchester Unitet, kërkohet Fabregas

Ardhja e Devid Mojes në krye të skuadrës së Manchester United si zëvendësues i strategut Ferguson, duket se do të shoqërohet me disa ndryshime në radhët e ekipit të Djallit. Përveç disa lojtarve të Everton të cilët priten të ndjekin hapat e ish trajnerit të tyre, Mojes ka caktuar si objektiv të tij të parë të merkatos sigurimin e firmës së Çesk Fabregas. Ai mendon se mesfushori spanjoll nuk po kalon momente të mira te skuadra e Barcelonës ndaj dhe rikthimi i tij në Angli do të ishte shumë pozitiv edhe për vetë lojtarin, pasi edhe më parë ka treguar se përshtatet shumë mirë me futbollin anglez.Trajneri i ri i Mançester Junajtid, mendon se mesfusha është reparti ku duhet ndërhyrë më fuqimisht dhe afrimi i Fabregas do të ishte një lëvizje e rëndësishme për kampionët e Anglisë. Megjithatë, mediat angleze bëjnë të ditur se për lojtarin po interesohen edhe rivalët e Mançester Sitit, të cilët janë gati të paguajnë çfarëdo shifre për një futbollist të tillë.Sipas tabloidid “Deili Meil”, bëhet e ditur se Barcelona ka vendosur një çmim prej rreth 25 milion paund për futbollistin e kombëtares spanjolle, pasi tashmë është e qartë se ai nuk është përshtatur te katalanasit dhe qëndrimi i tij i mëtejshëm do të ishte thjesht një humbje ekonomike për klubin.Vetë futbollisti dëshiron të kthehet në Angli, ndërsa mendohet se një nga klauzolat në kontratën e tij flet edhe për një kthim të mundshëm te Arsenali, skuadër që ia shiti katalanasve dy sezone më parë. Përveç Fabregas, Mojes ka caktuar si objektiv të merkatos edhe një tjetër futbollist të katalanasve, Tiago Alkantara, si dhe kapitenin e PSV, Kevin Strotman. Tani mbetet për tu parë nëse drejtuesit e Junaitit do ti dhurojnë trajnerit të tyre lojtarët që ai dëshiron të ketë në skuadër në edicionin e ardhshëm.