Heynckes dhe Humels: Lewandowski pranë Bayern

Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, pas finales së Ligës së Kampioneve ka lënë të nënkuptohet se kjo mund të isha ndeshja e fundit e Robert Levandovskit si rival i bavarezëve, pasi ai mund t'i bashkohet kësaj skuadre gjatë merkatos verore. Për më tepër, pas fitores së Ligës së Kampionëve, trajneri është tallur se të gjithë lojtarët e Borusia Dortmund do të ishin gati të ndërronin skuadër për t'iu bashkuar fituesve."E dimë që tani se Mario Gëtze do të bashkohet me ne dhe mendoj se edhe Levandovski nuk do të vonojë shumë. Në fakt pres që një gjë e tillë të ndodh në vazhdim edhe me Gyndogan, Rois, Humels, Pishzhçzhek dhe Subotiç… edhe Shiber po deshi", ishte komenti ironik i Heinkes.Konfirmimin për largimin e Levandovskit e ka dhënë edhe Mats Humels, i cili bëri të qartë se klubi tani duhet të fillojë të mendojë për një zëvendësues të polakut."Ne e dimë se Levandovski kërkon të largohet dhe na vjen keq që një gjë e tillë po ndodh. Kur ai erdhi te ne tre vite më pare, ishte një lojtar pak i njohur dhe ne jemi krenarë dhe të lumtur për të. Tani shpresojmë që një Levandovski i ri të vijë në Dortmund".