Mesfushori De Rosi kërkon largimin nga Roma

Mesfushori i Romës, Daniele De Rosi, ka hyrë përsëri në qendër të vëmendjes së merkatos.Lojtari që vitin e kaluar ishte një ndër më të kërkuarit në merakton e verës, duket se këtë vit do të vazhdojë të jetë përsëri në qendër të vëmendjes. Sipas mediave italiane bëhet e ditur se De Rosi po bëhet gati t'i japë lamtumirën Romës, pasi i ka kërkuar klubit ta nxjerrë në shitje gjatë verës. Pengesa më e madhe për një transferim të mundshëm të mesfushorit italian mbetet rroga e tij e lartë, 10 milion euro në sezon, pasi nuk janë të shumta klubet që mund ta përballojnë atë. Mendohet se për momentin janë vetëm 3 klube që janë gati të presin krahëhapur futbollistin, Manchester Siti, Real Madrid dhe Çelsi, e kanë kërkuar prej kohësh futbollistin italian, por deri në këto momente kishin marrë vetëm përgjigje negative nga ai dhe nga klubi i Romës.Tani mbetet të mësohet se si do të zhvillohet kjo situatë e krijuar, kur dihej se projekti i drejtuesve amerikan të Romës ishte bazuar rreth figurës së De Rosit, aq sa i kishin caktuar atij këtë rrogë kaq të lartë për ta bindur të refuzonte Mançester Sitin një vit më parë.Mospjesmarrja në kupat e Europës dhe një sezon tjetër i dështuar me Romën, kanë bërë që De Rosi të mendojë largimin nga skuadra, pasi është një lojtarë që synon trofe dhe me projektin e verdhekuqve kjo që nuk është e sigurt.Aktualisht skuadra që është më afër mesfushorit italin duket Chelsi, pasi Mourinho u ka sugjeruar emrin e radhës drejtuesve londinez.