Bavarezët pranojnë se Guardiola u kishte kërkuar të blinin Neymar

Kalimi i talentit brazilian Neymar në radhët e Barcelonës, ka bërë që të dalin në pah edhe disa detaje të reja rreth skuadrave që kanë kërkuar të kenë shërbimet e një prej lojtarve më premtues. Përveç madrilenëve të cilët kanë shprehur haptazi ofertën e tyre për brazilianin edhe Bayern Mynih ka pranuar një fakt të tillë.Presidenti i kampionve të Europës për klube, Uli Hënes, ka konfirmuar se trajneri i ri i bavarezve, Pep Guardiola, i ka kërkuar klubit që të blejë Neimar, por zyrtarët e bavarezëve ia kishin refuzuar këtë kërkesë trajnerit duke i treguar eksperiencat e mëparshme aspak të lumtura me futbollistë brazilianë që kishin mbërritur në moshë të re në Gjermani.Gjastë një interviste për të përditshmen gjermane "Billd", numri 1 i klubit bavarez ka thënë se: "Guardiola na kërkoi që të blinim një lojtar të ri brazilian, por ne e këshilluam të mos e bënte një gjë të tillë. E dimë nga eksperiencat e kaluara se lojtarët e rinj brazilianë kalojnë probleme të mëdha me përshtatjen kulturore dhe klimatike në Gjermani. Nëse për një lojtar të tillë paguan 50 milion euro, apo më shumë, atëherë situata bëhet e komplikuar për klubin", shpjegoi Hënes.Nëse në Gjermani mbërritja e tij shihet më shumë si një dështim i mundshëm nga specialistët e futbollit, e kundërta ndodh me mendimin e  legjendës braziliane të futbollit Pele. Ai mendon se Neimar do të shkëlqejë në Europë dhe për më tepër te një skuadër si Barcelona e cila është e mbushur me talente."I uroj më të mirën atij te Barcelona, atje do të vihet përballë sfidash dhe eksperiencash të rëndësishme. Ajo që do t'i ofrojë klubi i tij i ri, do ta ndihmojë me Brazilin në Kupën e Botës", ishte komenti i Pele mënjëherë pas atij të presidentit bavarez, Uli Hënes.