Bordeaux fiton kupën e Francës, mund 3-2 surprizën e Evian

Ekipi i Bordosë është fituese e kupës së Francës, në një sfidë plot emocione dhe me përmbysje, ku heroi i mbrëmjes ishte lojtari Diabate, që realizoi dy gola, njërin prej të cilëve një minutë para përfundimit duke i dhënë fitoren 3-2 skuadres së tij në "Stade de Frons" kundër ekipit surprizë të këtij kompeticioni, Evian.Bordoja që vinte në këtë finale me një objektiv të qartë fitimin e kupës dhe shpëtimin e sezonit, e nisi shumë më mirë takimin duke qënë dominuese që në start. Skuadra e zhirondinve pati tre raste të mira brenda 12 minutave të para të lojës, me anë të Diabate dhe Obranjak por nuk arriti dot të gjente rrugën e rrjetës.Gjithsesi pak para përfundimit të 45 minutave të para, Diabate mundi të zhbllokojë më në fund sfidën duke kaluar në avantazh skuadren e tij. Në fillimin e pjesës së dytë rastet për Bordon janë të shumta saqë mund të kishte mbyllur finale para kohe, por Diabate gaboi nga pika e bardhë në të 48-tën. Për pasojë, Evian merr zemër dhe në minutën e 52-të gjen golin e barazimit me anë të Sagbo.Gjithsesi "zhirondinët" nuk dorëzohen nga qellimet e vendosura dhe arritën të kthehen serish në avantazh pas vetëm 2 minutash. Evian tregoi se nuk kishte ardhur rastësisht deri në finale dhe në minutën e 72-të riktheu përsëri në barazpeshë sfidën, e cila për mënyren sesi u zhvilluar dhuroi emocione të shumta.Kupa duket se ishte e destinuar të përfundonte në duart e lojtarve të Bordosë, pasi është serish Diabate, njeriu që gaboi 11-metërshin i cili shndërrohet në hero në fund të ndeshjes. Ai shënon golin e fitores përt skuadren dhe të dytin personal të mbrëmjes pikërisht një minutë para përfundimit duke çuar kupën në duart e Carrasos, që ngriti për herë të katërt lart trofeun e kupës së Francës me skuadren e Bordosë.