Presidenti i PSG në Madrid, për ti rrëmbyer Realit Cristiano Ronaldon
Blerjet e Monakos dhe investimet e fuqishme që klubi i principates po bën ka detyruar sheiket e PSG që të futen fuqishem në merkato për të përforcuar akoma më shumë skuadren e tyre.Kryeqytetasit francez janë të vendoasur për të mos hequr dorë nga ylli portages Kristiano Ronaldo. Pavarësisht mohimeve të herë pas hershme të presidentit të Real Madrid Perez në lidhje me një largim të mundshëm të tij, parizienët po punojnë fuqishëm që sezonin e ardhshëm të kenë në dispozicion një nga yjet më të mëdha të futbollit botëror.Sipas asaj që raporton e përditshmja franceze "Le Sport", thuhet se presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi ka fluturar për në Madrid jo vetëm për të diskutuar të ardhmen e teknikut Karlo Ancelotti, por mbi të gjitha për të folur me agjentin e Ronaldos, Horge Mendes dhe për të paraqitur një ofertë faranoike për kartonin e tij.Ky takim bëhet e ditur të ketë ndodhur dje, por për momentin nuk jepet ende detaje rreth shifres ekzakte që ka ofruar sheiku i PSG-së për të marrë Cristiano Ronaldon.Sipas asaj që thuhet në mediat ndërkombëtare mendohet se shifra e ofruar nga sheiku i kryeqytetasve transalpin e kalon shumen e 100 milion eurove. Ndërsa thuhet gjithashtu se në tratativa mund të futet edhe tekniku Ancheloti një nga të preferuarit e Presidentit të madrilevene Perez për të drejtuar skuadren në sezonin e ardhshëm.Në oret e ardhshme pritet që të zbardhen më shumë detaje rreth këtij takimi, i cili në fillim është nisur për të biseduar për të ardhmen e teknikut italian ndërsa më pas është zhvendosur dhe është folur edhe për një kalim të Ronaldos në radhet e skuadres së PSG.