Morati kërkon ti shesë 20-30 % të aksioneve miliarderit indonezian

Ofertës së miliarderit indonezian, Erik Tohir, për të marrë 100 përqind ose 80 përqind të aksioneve të Interit, Moratti u është përgjigjur me një tjetër ofertë.Mediat italiane njoftojnë lajmin se pas bisedimeve të stërgjatura, Presidenti i zikaltërve, që e trashëgoi klubin nga babai i tij, i ka ofruar miliarderit indonezian 20-30 përqind të aksioneve.Burime nga klubi italian thonë se bisedimet kanë nisur prej kohesh dhe se ato vazhdojnë me ritme të qeta, sepse s'ka asgjë për t'u nxituar.Thuhet se procesi i arritjes së një marrëveshje mes palëve dhe kalimit të aksioneve mund të zgjasë për muaj me radhë. Në marrëveshjen e mundshme pritet të përfshihet edhe partneriteti mes presidentit Moratti, nëse ky i fundit do të ruajë shumicën e aksioneve të klubit dhe miliarderit indonezian për ndërtimin e stadiumit të ri.Megjithatë, gjithçka është në fazën fillestare dhe lajmi për bisedimet është konfirmuar nga vetë Moratti që deklaroi se gjithçka është komunikuar në media deri më tani përsa i përket shifrave të ofruara nga Thohir, është e vërtetë.Erik Tohir, së fundmi ka ndryshuar ofertën e tij për 80 përqind të aksioneve, duke "rrumbullakosur" tashmë në 300 milionë euro, për 100 përqind të vlerës së klubit milanez.Ofertës i bashkangjiten edhe garancia për të shlyer borxhet e mbartura si dhe angazhimi për të investuar 100 milionë euro në merkato.Të gjitha këto euro të vënë në dispozicion nga miliarderi indonezian kanë bërë që presidenti i zikalterve të mendohet mirë përpara se të vendos përfundimisht të ardhmen e klubit të tij, i cili në vitet e fundit është përfshire jo vetem nga kriza e rezultateve por edhe ajo ekonomike.