Bosi indonezian Thohir, mbulon me ar Interin
Pas një sezoni të vështirë ekonomikisht dhe në rezultate, duket se Interi i Masimo Moratit po sheh gjithnjë e më shumë dritë në fund të tunelit.Sipas mediave italiane, bëhet e ditur se bosi, Erick Thohir, ka gati ofertën për të joshur Massimo Morattin, që ky i fundit ti shesë 80% të aksioneve. Sipas asaj që raporton “La Gazeta dello Sport”, manjati indonezian i ka ofruar numrit 1 të skuadrës zikaltër, plot 260 milionë euro për 80% të aksioneve të klubit, ndërsa flitet gjithashtu se ai ka gati edhe 20 milionë të tjera për të marrë 100% për të gjithë klubin. Në ofertën e tij llogaritet që plus kësaj shume, ai të garantojë edhe 100 milionë euro të tjera për merkaton e verës e cila synon të rikthejë Interin mes skuadrave më të mira jo vetëm në Itali por edhe në arenën ndërkombëtare.Lajmi i raportuar nga mediat italiane thekson faktin se Morati edhe në rast se i shet të gjitha aksionet e tij, ai do të vazhdojë të mbetet president nderi i skuadrës së Interit.Me arritjen e kësaj marrveshjeje, duket se manjati indonezian, Erick Thohir, i ka gati dhuratat për teknikun e ri të zikaltërve, Valter Maxarrin. I pari në listën e miliarderit që pritet të konfirmohet në ditët e ardhëshme si drejtues i Interit, është argjentinasi, Ezequel Lavezzi. ish lojtari i preferuar i teknikut napoletan kur të dy ishin pjesë e Napolit.Më pas dëshirat e Maxarrit do të plotësohen me radhë, pasi vetë Thohir kërkon të ndërtojë një skuadër të madhe për të dominuar futbollin.