Zyrtare, Falcao vesh fanellën e Monakos, klubit te Principates

Pas shumë diskutimesh dhe tratativazh Monako ka zyrtarizuar atë që për momentin cilësohet si goditja më e bujshme e merkatos së verës. Klubi nga Principata ka firmosur zyrtarisht me Radamel Falkaon, sulmuesin kolumbian që praktikisht kërkohej nga gjysma e klubeve të mëdha të Europës.Rëndësia e firmës me këtë lojtar tregohet edhe nga fakti se ishte vetë Presidenti i klubit, miliarderi rus Rybolovlev, ai që dha lajmërimin nëpërmjet një prononcimi të shkurtër në faqen e internetit të klubit të principatës.Ndërsa vetë klupi francez e ka publikuar tashmë lajmin edhe faqen zyrtare të klubit ku jepet edhe mirseardhja e një prej sulmuesve më potent në qarkullim"Jemi shumë të lumtur që Radamel Falkao ka zgjedhur sfidën te Monako. Është një nder për ne që kemi një prej lojtarëve më të mirë në botë që do të na ndihmojë të kthejmë Monakon aty ku e meriton", ishte komenti i miliarderit i cili nuk është kursyer për të sjellë futbollistin pranë klubit të tij, aq sa tashmë i paguan 14 milion euro në vit.Me firmën e Falkaos, për të cilin mendohet se është paguar një shifër 50 milion euro, Monako ka kaluar 120 milion euro shpenzime që tani, duke afruar vetëm katër lojtarë. Klubi francez nënshkroi me Zhoao Mutinjo dhe Xhejms Rodriguez të Portos, pasi i bleu për 70 milion euro të dy lojtarët, ndërsa më pas afroi edhe Rikardo Karvajon, por ky i fundit erdhi me parametër zero nga Real Madrid.Pas lajmërimit se Falkao do të bëhet pjesë e Monakos, Atletiko Madrid ka vendosur të mos e aktivizojë sot në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndonëse futbollistit do t'i jepet mundësia të zbresë në fushë për të përshëndetur ultrasit e skuadrës të cilet e kanë mbështetur gjatë gjithë karrieres së tij si pjes e El Kolkoneros.