Lacio e Lorik Canës fiton Kupën e Italisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2013, 11:30
Lazio është fituesja e Kupës së Italisë 2013.Skuadra e Vladimir Petkoviç, triumfoi 0-1 në derbin kundër Romës me gol të boshnjakut Senad Luliç në minutën e 71 duke bërë të tijin Kupën e gjashtë në historinë e klubit.Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, me të dyja skuadrat që nuk donin të rrezikonin, por me shumë tension dhe kartona. Ndërsa në 45 minutat e dyta skuadra laciale u tregua më racionale duke ngritur edhe trofeun që e çon automatikisht në Europa League.Atmosfera në “Olimpico” ka qënë fantastike dhe deri tani nuk njoftohet për përplasje mes tifozerive.Kujtojmë që në fushë si titullar ka qënë edhe kapiteni shqiptar, Lorik Cana.