Primera Divizion, Barça pranë rekordit të 100 pikëve
Barcelona vazhdon rrugëtimin e saj drejt barazimit të rekordit të 100 pikëve, që mbahet nga Real Madrid i sezonit të kaluar. Me suksesin ndaj Espanjol në javën e parafundit, tashmë katalanasve u mbetet vetëm të sigurojnë 3 pikët në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Malagas, për të barazuar këtë rekord të kampionatit spanjoll.Në derbi, skuadra e Vilanovas e ka pasur shumë të thjeshtë, ndërsa ka shënuar në minutat e parë të ndeshjes me anë të Sançez e në fundin e saj ka dyfishuar shifrat me Pedron, pa u vënë thuajse asnjëherë në vështirësi nga vendasit, të cilët shkuan rrallëherë në portën e mbrojtur nga Valdes.Ndërkohë, Real Madrid është ndalur në një barazim 3-3 në "San Sebastian", përballë Real Sociedad vendas. Skuadra e Murinjos, ndonëse nuk lufton për asgjë tashmë, ka respektuar maksimalisht kampionatin, pasi ka luftuar përballë vendasve të cilët luanin për kualifikimin në Ligën e Kampioneve dhe me këtë barazim kanë humbur pozicionin e katërt në renditje. Vetëm një gol i Ksabi Prieto në minutën e 93-të të takimit siguroi barazimin 3-3 për vendasit, të cilët duhet thënë se dominuan përballë madrilenëve, ku aktivizoheshin shumë prej lojtarëve që kanë qëndruar në stol në pjesën më të madhe të sezonit.La Liga, rezultatet e javës së 37 Getafe - Rajo Vajekano 1-248' Rafa / 53' Dominguez, 90' (ag) Diego KastroValencia - Granada 1-060' SoldadoOsasuna - Sevilja 2-163' Punjal, 79' Cehudo / 50' NegredoReal Sociedad - Real Madrid 3-364' (p), 90'+3' Ksabi Prieto, 78' Grizman / 6' Higuain, 57' Kajehon, 80' KhediraMalaga - Deportivo La Korunja 3-145' Saviola, 65' Baptista, 80' Isko / 76' SalomaoEspanjol - Barcelona 0-214' Sançez, 86' PedroReal Vajadolid - Selta Vigo 0-228' Kabral, 56' (p) AspasAtletiko Madrid - Majorka 0-0Betis - Real Saragoza 4-01' Ruben Kastro, 17', 71' Pabon, 51' MolinaAtletik Bilbao - Levante 0-190' Huanlu