Chelsea-Bayern, rikthejnë sërish përballjen Mourinho-Guardiola

Falë fitores në Ligën e Kampioneve një natë më parë, Bajern Mynih ka siguruar pjesëmarrjen në Superkupën e Evropës përballë Çelsit, në takimin që luhet me 30 Gusht në Pragë.Duket e çuditshme, por asnjë prej dy trajnerëve që fituan dy trofetë ndërkombëtar evropian në këtë sezon, nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen e 30 Gushtit. Jup Henikes, pasi fitoi kampionati gjerman dhe Ligën e Kampioneve, do të luajë edhe finalen e Kupës së Gjermanisë me Bajernin për t'u larguar, duke i bërë vend Pep Guardiolës në pankinën e bavarezëve.Nga ana tjetër, Rafael Benitez i dha suksesin në Europa League skuadrës së Çelsit, por që më 1 Qershor do të largohet nga londinezët, pasi i mbaron kontrata e tij si trajner i përkohshëm i londinezëve. Në vend të tij, në stolin e skuadrës kthehet portugezi Zhoze Murinjo, i cili do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.Ndaj Superkupa e Evropës do të kthehet në një nga eventimentet më të pritura të këtij sezoni, pasi përballë do të vihen dy trajnerë që në vitet e fundit kanë shkruar historinë e futbollit evropian, Zhoze Murinio dhe Pep Guardiola, rivalë të ashpër në drejtimin e Realit dhe Barçës në edicionet e kaluara.Tani të dy do të kenë mundësinë të tregojnë se mund të fitojnë edhe me skuadra të tjera, për të nisur në mënyrën më të mirë aventurat e reja të karrierës së tyre.