Vëzhgim në Elbasan, prodhimet shiten në rrugë, AKU nuk merr masat
Nga një vëzhgim i bërë nga Ora News në tregun e Elbasanit, nënproduktet e qumshtit dhe prodhime të tjera shiten në tregje informale dhe jashtë kontrollit të insitucioneve përgjegjëse. Produktet janë të paambalazhuar, të mbështjellanga vetë tregtarët me materiale plastike dhe tregtohen në mungesë të kushteve higjeno-sanitare.Në tregun e qytetit të Elbasanit, nënproduktet e qumshtit dhe produkte të tjera tregtohen në rrugë kalimi të automjeteve dhe në ambiente të ndotur.Këto produkte nuk kontrollohen nga asnjë institucion që ka për detyrë të garantojë sigurinë ushqimore dhe konsumatorët. Tregëtarët janë të paregjistruar, shesin në rrugë prodhime të tyre pa asnjë vulë të kontollit dhe cilësisë.Ndërsa konsumatorët shihen tek blejnë prodhimet pa u shqetësuar nga papastërtitë apo mungesën e kontrolleve.Produktet janë të paambalazhuar, të mbështjella me materiale plastike, ose të hapura në prezencë totale të smogut.AKU, nuk ushtron kompetencat për të kontrolluar prodhime të tilla, nuk mban përgjegjësi për atë që tregtohet, pa çertifikuar nënprodukte të qumshtit./Oranews.tv/