Kanosi me armë bashkëfshatarin për pronën, arrestohet i riu me arsenal armësh

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për kanosjen me armë zjarri të një shtetasi tjetër.Blutë kanë arrestuar  Ardian Tushën pasi gjatë ditë së djeshme (08.03.2016), në fshatin Manskuri pas një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë bashkëfshatrin e tij  D.V. 50 vjeçGjatë kontrollit të ushtruar në një pyll, në afërsi të banesës së autorit, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • një pushkë 20-she me një krehër me 10 copë fishekë;
  • një automatik model 56, kalibri 7.62 m/m;
  • 247 copë fishekë model 56;
  • një dorezë grushti dhe një palë dylbi.
Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".[caption id="attachment_694792" align="alignnone" width="270"]10647769_10207352746010582_1577297913_n Armët  e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_694791" align="alignnone" width="270"]804699_10207352746650598_1443282341_n Armët dhe municionet e sekuestruara[/caption][caption id="attachment_694793" align="alignnone" width="640"]12809943_10207352745930580_2132374008_o Municionet, dylbitë dhe doreza[/caption][caption id="attachment_694794" align="alignnone" width="640"]12255181_10207352745890579_1928882051_o Municionet, dylbitë dhe doreza[/caption]