Pas reshjeve intensive, rrëshqitje dheu në Kodrat e Currilave
Rrëshqitje masivi dherash janë vërejtur në kodrat e Currilave në Durrës si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit. Banorët thonë se zona është e vështirë të sistemohet, pavarësisht një projekti rehabilitues të Ministrisë së Mjedisit.Rrëshqitje masive dheu në kodrën e Currilave në Durrës, në zonën pas Universitetit dhe përgjatë gjithë aksit. Shkak janë bërë reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit.Në pjesën perëndimore të kodrës, masive të mëdha dheu kanë rënë deri në rrugën e vetme që lidh qytetin me plazhin e Currilave.Qytetarët shprehen se kodra është shumë e vështirë që të rehabilitohet.Banori: Këtu kemi qenë, e kemi parë dhe thamë se do bjerë prapë.Banori: Çfarë zgjidhje ka ajo, ku mbahet argjilja.Banori: Nuk mban, duhet ta kishin hequr nga lart, ta pastronin mirë dhe pastaj të vihej rrjeta.Të nguleshin hekurat, të bëhej një mur betoni më i lartë që të mos binte.Një projekt i Ministrisë së Mjedisit që përfshinte sigurinë teknike me rrjeta mbajtëse dhe mbjelljen me pemë dhe me bar, në mënyrë që të shmangej erozioni u mbyll në mesin e 2015-s, ku gjatë zbatimit të tij u ndërtua edhe një pedonale, stola, ndriçim, vend për biçikleta etj.