Do trajtohen 236 dosje të pronave të komuniteteve fetare, 957 objekte kulti të palegalizuara
Komunitetet fetare do t’i dorëzojnë ALUZINI-t dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave evidencat e sakta mbi pronat e tyre në të gjithë vendin para dhe gjatë sistemit komunistSituata në Shqipëri për trojet që i përkasin komuniteteve fetare është problematike për shkak se gjatë kohës së komnizmit dhe në vitet e tranzicionit mbi këto toka janë ndërtuar objekte banimi pa pasur një leje ndërtimi.Por një gjë e tillë pritet të marrë fund pasi permes nje bashkëpunimi mes ALUIZNI-t dhe Agjencisë se Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, nën administrimin e së cilës do të ngrihet edhe një njësi e posaçme për trajtimin e 236 dosjeve të komuniteteve fetare.172 dosje janë nga Komuniteti Mysliman, të cilat me ligjin e ri do të kenë shqyrtim të menjëhershëm, 4 dosje janë të Komunitetit Katolik dhe 2 dosje të Komunitetit Bektashian. Ndërkohë gjatë viteve janë marrë 276 vendime që njohin të drejtën e kompensimit.Qato: Një njësi le të themi administrative, e cila do të trajtojë vetëm dosjet apo kërkesat për njohje pronësia të paraqitura nga ana e komuniteteve fetare. Ky proces i tejzgjatur 25 vjeçar duhet t’i vijë fundi brenda një mandate 3 vjeçar ashtu sikurse e parashikon ligji i ri ku numrin më të madh të kerkesave për njohje pronësie e ka komuniteti mysliman. Ndërkohë ka rreth 276 vendime të marra ndër vite nga 1993 deri më sot, të cilët njohin të drejtën e kompensimit komuniteteve fetare.Artan Lame, kreu i ALIZNI-t vuri në dukje faktin se ndërtimet pa leje në trojet e komuniteteve fetare kanë ardhur si pasojë e papërgjegjshmërisë se qeverive të kaluara.Lame: Vetë komnitete fetare kanë ndërtuar pa leje në mënyrë masive, dmth përsa i takon përqindja e tyre në raport me popullsinë po aq kanë ndërtuar si gjithë pjesa tjetër e popullsisë pa leje, dhe organizmat shtetërore kanë qenë në shumë raste shumë të paafta ti pajisin me leje paraprakisht. Në 10 vite janë legalizuar 30 objekte fetare, të identifikuara kemi 957 objekte kulti që kanë bërë vetedeklarim për t’u legalizuar. Ka një numër objektesh fetare të padeklaruara.Deklaratat e benë gjatë prezantimit të studimit "të drejtat e pronësisë të komuniteteve fetare në vend" i mbështetur nga shteti Kanadez /Ora News/