Drejt deflacionit, rreziku për ekonominë dhe qytetarët

Për ekspertët e ekonomisë, rënia e fortë e inflacionit, konstatuar një ditë më parë nga INSTAT është tregues i tkurrjes së konsumit, varfërimit të shqiptarëve dhe humbjes së besimit te ekonomia. Ata apelojnë për masa urgjente për shmangjen e deflacionit, duke rekomanduar dy rrugë: hedhjen e parasë në qarkullim nga Banka e Shqipërisë ose uljen e taksave nga qeveria. Sipas tyre, në rastin e një deflacioni, bizneset dhe qytetarët do të ndjenin pasojat, ndërsa ekonomia do të futej në një rreth vizioz, nga ku do të ishte e vështirë për të dalë. Rënia e ndjeshme e inflacionit, tregues që në shkurt preku nivelin e 0.2% për ekspertët e ekonomisë është tregues i qartë i tkurrjes së konsumit dhe pakësimit të parave në xhepat e shqiptarëve.Adrian Civici: "Mungesën e konsumit që vjen si pasojë e mungesës së parave për të konsumuar dhe natyrisht kjo është pasojë edhe e nivelit të taksave që ne kemi edhe e rënies së remitancave. Në rastin tonë është e lidhur edhe me faktin e një klime të përgjithshme besimi".Nëse inflacioni do të vijojë të shënoje rënie, ekonomia shqiptare do të preket nga deflacioni, që arrihet kur ky tregues zbret nën 0%. Çfarë do të thotë kjo për shqiptarët?Adrian Civici: “Një topitje të ritmit të ekonomisë dhe kjo reflektohet në radhë të parë në nivelin e rritjes ekonomike. Në radhë të dytë në vështirësitë që kanë bizneset për të shitur produktet e tyre. Në radhë të tretë te niveli i mirëqënies dhe I jeteësës të shtresave të ndryshme të popullsisë që kufizojnë blerjen dhe konsumin e tyre”.Ekspertët apelojnë qeverinë dhe Bankën e Shqipërisë për masa urgjente për të shmangur rrezikun e deflacionit, duke rekomanduar dy rrugë:Adrian Civici: “Nëse vendet e pasura të Bashkimit Europian bëjnë politika që quhen lehtësimi sasior pra hedhin në treg sasi të mëdha parash që të nxisin mekanizmin ekonomik. Mendoj brenda mundësive modeste dhe ligjore që ka edhe Banka e Shqipërisë por edhe politikat ekonomike dhe fiskale ne duhet të bëjmë të njëjtën politikë ose të kemi kufizime në sistemin fiskal nga pikëpamja e taksave"./Oranews.tv/