Komuniteti Rom dhe Egjiptian do të ketë më shumë akses në shërbimet publike
Komunitetet Rome dhe Egjiptiane do të kenë më shumë akses në shërbimet publike për gjatë 5 viteve të ardhshme. Ky do të jetë fokusi i planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve për vitet 2016-2020, që u prezantua në ambientet e Qendrës Rinorë të Tiranës nga Ministria e Mirëqënies Sociale me pjesëmarrjen e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Koordinatorit të OKB-së dhe Përfaqësuesi i UNDP-së, "Instituti i Kultures Rome" dhe "Sfinksi".Kjo pritet të realizohet nëpërmjet eleminimit të barrierave për arsimim gjithëpërfshirës, shëndet më të mirë, rritje të mirëqenies nëpërmjet punësimit formal, përmirësimit të situatës së strehimit dhe kujdesit social dhe si rrjedhojë integrimit të plotë të komuniteteve Romë dhe Egjiptianë.Klosi: Një nga pikat e planit është regjistrimi i komunitetit. Në shifrat ne jemi shumë larg me njëri-tjetrin. Bëjmë fjalë për politika të qenësishme dhe politikat ndërtohen mbi shifra të cilat ndryshe nga zyrat tona. Problem i komunitetit eshte mundesia per punesim. Për herë të parë kemi një plan të kostuar. Çdo aktivitet ka koston e vet.Në plan është trajtuar edhe zgjidhja e problemit të papunësisë, nxitja e arsimimit dhe kryesisht atij profesional.