Lideri i Koresë së Veriut kërcënon sërish me armë bëthamore
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërcënuar sërish me armë bërthamore. Ai ka deklaruar se vendi i tij ka montuar në raketat balistike mbushje të vogla bërthamore, teksa media shtetërore ka publikuar edhe foto të armëve në miniaturë.Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se vendi i tij ka montuar në raketat balistike mbushje të vogla bërthamore.Media shtetërore ka cituar liderin e vendit komunist të ketë thënë se mbushjet bërthamore të minimizuara janë standardizuar për raketat balistike dhe njëkohësisht kanë publikuar pamje të Kim teksa inspektonte punën pranë një objekti që duket armë bërthamore në miniaturë.Po sipas mendias shtetërore, lideri i Koresë së Veriut ka inspektuar mbushjet bërthamore projektuar për bombën me hidrogjen, për të cilën autoritetet deklaruan se ka kryer testet në janar.Koreja e Veriut kreu provën e katërt bërthamore me 6 janar dhe pretendoi se ishte një test i suksesshëm i bombës me hidrogjen, i cili është kundërshtuar nga shumë ekspertë dhe qeveritë e Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara vendosi sanksione të ashpra të reja për testet bërthamore, teksa Peniani ka rritur retorikën e tij luftarake përmes mediave shtetërore.Javën e kaluar Kim urdhëroi vendin e tij të jetë i gatshëm të përdorë armët bërthamore në çdo kohë pasi sipas tij armiqtë e Koresë po rrisin kërcënimet ndaj vendit komunsit.