Shkatërrohet banda e kokainës, arrestohen 6 shqiptarë, mes tyre një femër
Policia italiane e qytetit të Teramos në kuadër të operacionit antidrogë "Elio", ka ekzekutuar sot 10 urdhër arreste ndaj anëtarëve të një bande trafikantësh droge.6 prej tyre janë nënshtetas shqiptarë mes të cilëve dhe një femër.Anëtarët e kësaj bande trafikonin lëndë narkotike të tipit kokainë dhe në praninë e fëmijve të tyre të moshës 2-3 vjeçare.Ndaj 6 prej trafikantëve është lëshuar urdhëri i arrestit me burg, ndërsa 4 të tjerë janë nën urdhër detyrimi paraqitje të përditshme në Drejtorinë e policisë.Gjatë operacionit janë sekuetruar rreth 6 kg doza kokainë.Vlera e çdo dozë është rreth 80 euro e kokaina e sekuestruar në treg do të kapte vlerën e më shumë se gjysëm milioni euro.Prokurori i hetimeve të këtij operacioni Andrea De Feis, deklaroi në konferencën për shtyp se policia italaine ka punuar për muaj të tërë duke shfrytëzuar dhe përgjimet telefonike për identifikimin e anëtarëve të kësaj bande.Hetimet e operacionit "Elio" jahnë ende në vazhdim për të identifikuar bashkëpunëtorët e këtij trafiku kokaine.Shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në shtetin italian me leje të rregullt qëndrimi dhe dy prej tyre janë vëllezër.