Çmenduria e klimës, "Lugina e vdekjes" mbushet me lule shumëngjyrëshe

Parku Kombëtar "Lugina e Vdekjes" në Kaliforni po përjeton një fenomen të rrallë, një bum lulëzimi të luleve të egra, qe e kanë transformuar krejt parkun, duke e shndërruar në një parajsë të vogël të mbushur me lule shumëngjyrëshe.Lugina e famshme e vdekjes njihet për pamjen e saj, krejt të zhveshur dhe kurrë më parë, së paku në 2-3 dekadat e fundit, nuk ka përjetuar një lulëzim të tillë, sipas drejtuesit të parkut, Alan Van Valkenburg. "Është vërtet e rrallë kjo situatë që është krijuar, është shumë e bukur. Diku në të rrallë mund të gjejë ndonjë lule këtu, ndoshta një herë në vit. Por ky bum është i mrekullueshëm, e ka shndërruar krejt parkun. Ka kaluar të gjitha pritshmëritë tona" tha Van Valkenburg."Në këto zona zakonisht ka vetëm gurrë, thjeshtë tokë shterpë, madje nuk ka as shkurre por tani është e mbushur me jetë. Nga lugina e vdekjes, ajo është shndërruar në luginën e jetës" shtoi ai.Kjo luginë gjendet 150 km në perëndim të Los Angelos.2016-feb-14-beatty-cut-off-14Notch-leaf scorpionweed25157401226_d7745d09b2_o