16 vjet burg bandës së prostitutave rumune, drejtohej nga familja shqiptare
Prokuroria italiane e qytetit të Trevizos ka dënuar me rreth 16 vjet burg, 4 nga 7 anëtarët e bandës së shqiptarëve që kishin nën zotërim e shfrytëzonin 20 prostituta rumune në rrethinat e provincës së Trevizos.Kjo bandë drejtohej nga një familje shqiptare në krye të së cilës ishte Edmond Gjini, ende i pa arrestuar e i shpallur në kërkim nga policia italiane.Vëllai i tij Eduard Gjini është dënuar me 5 vjet heqje lirie, kushëriri i vëllezërve Gjini, Petrit Gjini është dënuar me 4 vjet e 4 muaj heqje lirie, nënshtetësja rumune Simona Mirabela Dragan me 5 vjet heqje lirie e italiani Daniele Mastrella me 1 vjet e 8 muaj heqje lirie.Tre anëtarët e tjerë të bandës janë ende në kërkim.Sipas autoriteteve italiane, kreu i bandës Edmond Gjini, i cili kohë parë ishte dënuar nga policia italiane për shfrytëzim prostitucioni, jetonte jashtë territorit italian e rikthehej herë pas here në mënyrë klandestine në Itali për të kontrolluar aktivitetin e tij ilegal.Secila nga 20 prostitutat që banda kishte në zotërim u dorëzonte çdo javë 250 euro, si formë qeraje për zonën ku ato kryenin aktivitetin e tyre të prostitucionit.Nënshtetësja rumune Simona Mirabela Dragan kishte detyrën e mbledhjes së parave nga vajzat.Përllogaritej se banda fitonte nga 15-20 mijë euro në muaj.Sipas prokurorisë italiane banda e shqiptarëve kishte një strukturë piramidale.Në krye të saj qëndronte Edmond Gjini. Poshtë tij qëndronte i vëllai Eduard e kushërinjtë Petrit e Gjovalin Gjini, të cilët garantonin sigurinë e mbrojtjen nga organizatat e tjera rivale të ushtrimit të prositutcionit të vajzave në rrugë.Simona Mirabela Dragan komunikonte me vajzat rumune e mblidhte paratë e tyre, ndërsa dy nënshtetasit italianë Riccardo Ruggirello e Daniele Mastrella ishin shoferët të cilët shoqëronin çdo natë prostitutat rumune në vendet e tyre.Operacioni për kapjen e arrestimin e anëtarëve të kësaj bande nisi pas denoncimit të bërë në policinë e Trevizos në shkurtin e vitit 2015 nga një nënshtetase rumune 43 vjeçare, ish e fejuara e kreut të bandës Edmond Gjini.
