Sërish vezë mbi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2016, 11:32
Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur sërish vezë mbi ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e Qeverisë Arban Abrashi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 para objektit të Qeverisë së Kosovës.Për Vetëvendosjen Abrashi, sikurse edhe kabineti qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova.“Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk ka as legalitet as legjitimitet të udhëheq me vendin. Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do t’i lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja”, thuhet në njoftimin që ka lëshuar Lëvizja Vetëvendosje bashkë me videon e bërë gjatë këtij aksioni./KosovaPress/
Vezë mbi Arban AbrashinSot rreth orës 10:30, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! hodhën vezë mbi Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e kësaj qeverie kriminale, Arban Abrashin. Abrashi, sikurse ky kabinet qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon Kosova. Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë. Qeveria e Kosovës nuk ka as legalitet as legjitimitet të udhëheq me vendin. Institucionet nuk do të funksionojnë normalisht, deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, as eksponentët e këtij pushteti kriminal, nuk do t’i lëmë rehat, derisa të anulohen marrëveshjet dhe derisa të shpallen zgjedhjet e reja.9 mars 2016Lëvizja VETËVENDOSJE!Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on 2016-03-09