Shkodër, banorët në protestë për mungesë investimesh

Dhjetëra banorë të lagjes “Mark Lula”, një zonë periferike e Shkodrës, ndër më të populluarat vitet e fundit kanë protestuar për mungesën e kushteve më elementare të jetesës. Banorët kërkojnë të ndërhyhet nga Bashkia që të mos vuajnë më mungesën e ujit të pijshëm, kopshteve apo infrastrukturës.Banorët e lagjes periferike "Mark Lula" në qytetin e Shkodrës kanë protestuar me pankarta në duar dhe duke marshuar në rrugë për mungesën e zhvillimit të zonës.Ata i kërkojnë pushtetit vendor të ndërhyjë, pasi sipas tyre të jetosh në periferi nuk do të thotë të të mungojnë uji, kopshtet për fëmijët, rrugë, kanalizime e deri tek puna dhe trajtimi i barabartë.Përfaqësuesja e banorëve: U bëjmë thirrje të gjithë niveleve vendimarrëse apo përfaqësuese të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të punojnë me vizion duke u dhënë përgjigje dhe llogari me modesti dhe jo me arrogancë atyre të cilët i kanë votuar dhe nga taksat e të cilëve paguhen. Të jetosh në periferi nuk do të thotë të përfshihesh në mënyrë periferike.Sara Gurraj, këshilltare e PD: Shpresoj shmë që në hartimin e këtij buxheti rajoni numër 5 të marrë vëmendjen e duhur. Mos të harrojmë se vështirësitë me të cilat ndeshet ky komnitet lidhen më së shumti me vështirësitë që kanë gratë në jetën e tyre të përditshme.Këtë formë reagimi kjo zonë me numër të lartë banorësh, e ka quajtur si hapi i parë drejt shpalosjes së kërkesave të tyre, të cilat shpresojnë të përfshihen në buxhetin e këtij viti, që Bashkia Shkodër pritet të miratojë pas pak ditësh.