Qeveria miraton projekt-rregullore për përshpejtimin e liberalizimit të vizave

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ka miratuar kërkesën e Kuvendit të Kosovës, për ndarje të mjeteve prej 270 mijë euro për blerje të skanerëve.

Qeveria po ashtu në mbledhjen e mbajtur ka miratuar projekt rregulloren për integrim të personave të riatdhesuar dhe menaxhimin e programit të ri-integrimit, që ndërlidhet me liberalizim të vizave dhe plotësimin e disa kushteve që kërkohen nga BE.Për kërkesën e Kuvendit foli zëvendëskryeministri Kujtim Shala i cili tha se Qeveria ka marrë një kërkesë nga ana e Kuvendit, për ndarjen e këtyre mjeteve, mjete këto të cilat duhet të merren nga rezervat e Qeverisë.Por kryeministri Isa Mustafa propozoi që të shikohet që nëse Kuvendi ka një pjesë të mjeteve për blerje të skanerit, atëherë Qeveria ti jap vetëm diferencën e mjeteve, që i nevojiten kuvendit për blerjen e kësaj pajisje.Ndërsa për projekt rregulloren për integrim të personave të riatdhesuar dhe menaxhimin e programit të ri-integrimit, që ndërlidhet me liberalizim të vizave dhe plotësimin e disa kushteve që kërkohen nga BE, foli ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni.Hyseni tha se kjo projekt rregullore, ka për qëllim që të ndihmojë dhe mbështesë ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar si dhe të mbështesë zbatimin e strategjisë për ri-integrim të këtyre personave.“Po ashtu definon organet kompetente, vendimmarrëse zbatuese dhe koordinuese. Gjithashtu përcaktohen dhe procedurat dhe kriteret, përfitimet dhe ndihmë që gëzojnë të integruarin. Me këtë projekt rregullore, personat e riatdhesuar, mund të jenë përfitues të ndihmës dhe mbështetjes në asistencë, për vetëpunësim, përkatësim financim i plan bizneseve. Duke pasur parasysh rëndësinë që ka kjo projekt rregullore dhe në rrafshin e përshpejtimit të rekomandimit, përkatësisht marrjes së datës për liberalizim të vizave, iu ftoj që të njëjtën ta miratojmë sot”, tha ai.Edhe ministri i Integrimit Evropian Bekim Qollaku tha se ky ka qenë dhe një kriter i kërkuar nga Komisioni Evropian.Qeveria e Kosovës miratoi dhe propozim vendimin për ndryshimin e qëllimit të përdorimit dhe shfrytëzimit të kompleksit banesor kolektiv afarist Hade dhe Hade 2 në Obliq i ndërtuar nga buxheti i Kosovës, i cili destinohet për nevoja për banim social, dëshmorëve kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, viktimave të dhunës seksuale dhe personave tjerë me nevoja të veçanta nga këto kategori.Kështu që me këtë vendim 80 banesa të kompleksit banesor Hade dhe Hade 2, në Obiliq, të ndahen për zgjidhjen e çështjes së banimit për 80 familje./KosovaPress/
uf