The Economist: Trafikantët në Shqipëri po përgatisin gomonet
The Economist shkruan se me shumë gjasa emigrantët e Lindjes së Mesme do të zgjedhin Shqipërinë se vend transit për të vijuar udhëtimin e tyre drejt veriut të Evropës. Prestigjiozja ka analizuar vendimin e qeverisë shqiptare për të mos hapur kufirin teksa pritej mikpritje nga një popull që 25 vite më parë ka përjetuar thuajse të ënjtjen situatë.Prestigjiozja "the Economist" i ka kushtuar një artikull krizës së emigrantëve dhe impaktin që ajo ka te shqiptarët, duke hequr paralele me eksodin masiv të vendit tonë 25 vite më parë drejt Italisë."The Economist" shkruan se kriza e sotme e emigrantëve ka prodhuar ndjenja të ndryshme tek shqiptarët dhe si një popull që e ka jetuar në lëkurë emigracionin ndjen keqardhje ndaj personave që kanë braktisur shtëpitë e tyre në kërkim të një jete më të mirë.Tashmë autoritetet shqiptare kanë filluar të shqetësohen për rrugën e emigrantëve që mund të kalojë pikërisht nga Shqipëria. Parashikohet që refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku të cilët janë bllokuar në Greqi për shkak se Maqedonia ka mbyllur kufirin, do të zgjedhin Shqipërinë si tranzit në udhëtimin e tyre për në Evropën Perëndimore.Gjithashtu, përflitet se mafiozët shqiptare kanë përgatitur gomone, për të transportuar emigrantët nga Lindja e Mesme drejt brigjeve italiane, shkruan prestigjiozja britanike. Sipas saj, edhe pse vendi ynë ka pritur mbi 500 mijë kosovarë gjatë luftës së Kosovës, duket i papërgatitur për këtë përgjegjësi.“Më 4 Mars pavarësisht se Italia premtoi ndihmë materiale, kryeministri Edi Rama deklaroi se kufiri nuk do të hapet për emigrantët. Fakti që shqiptarët janë një popull emigrantësh duket se nuk ka asnjë vlerë në këtë pike”, përfundon "the Economist"./Ora News/