Gjykata e Apelit njeh të drejtën e padisë nga të verbërit
Me vendim të Gjykatës së Apelit, personat që vuajnë mungesën e shikimit u njihet firma e padisë ndaj çështjeve ku shkelet e drejta e tyre. Kjo e drejtë e nënshkrimit është mohuar nga Gjykata e Tiranës rreth 1 vit më parë kur kreu i shoqatës Sinan Tafaj bëri padi ndaj Ministrisë së Mirëqenies Sociale për shpifje ndaj tij.Gjykata e apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për mosnjohjen e firmave të personave që vuajnë mungesën e shikimit për të ngritur padi ndaj çështjeve të ndryshme që prek të drejtat e kësaj kategorie.Tafaj: Rrallë herë ndodh që drejtësia të marrë vendime kaq historike. Nëse do të ishte në fuqi ky vendim, do të krijonte një precedent shumë të rrezikshëm për të gjithë të verbrit në Shqipëri, për personat me aftësi të kufizuar. Pra vendimmarrja për veten, e drejta për të folur për veten do t’i transferohej të tjerëve.Kryetari i Shoqatës së të Verbërve Sinan Tafaj tha se me këtë vendim, personat me aftësi të kufizuar mund t’i drejtohen gjykatës me padi kur ka raste të shkeljes së të drejtave të njeriut si humbja e të drejtës prindërore , pronësisë apo largimet nga puna./Ora News/