Kompania tërhiqet nga propozimi i konçesionit 95 mln euro për 35 vite

Kompania Porta Saber sh.p.k e cila ishte vetëofruar për konçesionin e targave me çip është tërhequr. Edhe pse Ministria e Transporteve nuk doli me asnjë vendim për këtë vetëofrim, kompania vendosi të mos vijojë rrugën e përfitimit të koncesionit të targave me çip. Ky konçesion mendohej se do t'u kushtonte qytetarëve shqiptarë 95 milionë euro për 35 vite.Tërhiqet nga propozimi kompania e cila ishte vetofruar për konçesionin e tragave me çip.Burime të Ora News  konfirmojnë se kompania Porta Saber  ka hequr dorë nga kërkesa e bërë në shtator të 2015 pranë Ministrisë së Transporteve, por ende nuk bëhen publike arsyet e këtij vendimi.Nëse ky konçesion do të miratohej  ai do t'u kushtonte  taksapaguesve më shumë se 95 milionë euro për 35 vjet.Ndërkohë që çdo pronar automjeti do të detyrohej të paguante rreth 48 euro për të instaluar çipin elektronik në targën e makinës.Ministria e Transporteve ka sqaruar se nuk kishte marrë asnjë vendim në lidhje me "koncesionin e targave me çip" dhe se ishte  e vendosur që të mbronte interesat e qytetarëve.Porta Saber Albania parashikonte që brenda tre vitesh të paiste me çip elektronik targat ekzistuese, të cilat llogariten të jenë 360 mijë në total.Ndërsa pas  tre viteve të para, kompania parashikonte  të instalonte çdo vit 40 mijë çipe për makinat që hyjnë rishtaz në qarkullim.Kjo mënyrë  konçesioni është kundërshtuar nga opozita, por edhe nga grupet e interesit të cilat e konsideronin atë një kosto shtesë për qytetarët ndërkohë që shteti do të përfitonte  vetëm tarifën koncesionare prej 2 përqind të të ardhurave të kompanisë.