Lë qelinë Drejtori i Tatimeve Tiranë, Apeli e konsideroi të paligjshëm ndalimin

Gjykata e Apelit liron kreun e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi.Pas ankimimit të bërë nga i akuzuari, Apeli vendosi sot të ndryshojë masën e sigurisë "arrest me burg" që kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë duke caktuar një masë më të lehtë sigurie atë të "arrestit në shtëpi".Gjykata e Apelit e ka konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij.Androkli Kokthi u arrestua më 18 shkurt si i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me qëllim përfitimi.Procedimi penal ndaj tij ishte regjistruar më 7 janar.Në kërkesën për urdhër-ndalimin prokuroria theksonte se "Rezulton qartë se shfuqizimi i procesverbalit të konfiskimit të mallit dhe kthimi i tij subjektit nga ana e Drejtorit Kokthi është një veprim i kryer tërësisht në kundërshim me kërkesat e ligjit dhe në përmbushje jo të rregullt të detyrës, pasi Kokthi nuk ka të kompentencë ligjore për të shfuqizuar procesverbalin e konfiskimit të mallit nga inspektorët e hetimit tatimor. Gjithashtu procedura e kthimit të mallit është kryer tej çdo afati të parashikuar nga ligji, Së treti nuk rezulton asnjë kërkesë e subjektit" .Po sipas Prokurorisë, “vendimi i Drejtorit Kokthi për shfuqizimin e procesverbalit të konfiskimit nuk rezulton i protokolluar dhe administruar rregullisht në praktikën përkatëse të subjektit".