“Më mirë të vdes se të shkoj në Damask”. Idomeni një "fuçi baruti gati në shpërthim"

Situatë dramatike në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, teksa në Idomeni vijojnë të vijnë qindra mijëra klandestinë. Autoritet greke thonë se prej 48 orësh në Maqedoni nuk ka hyrë asnjë emigrant dhe burime të pakonfirmuara po greke deklarojnë se Maqedonia e ka mbyllur plotësisht kufirin pas vendimit të Sllovenisë dhe Serbisë.Kufiri mes Greqisë dhe Maqedonisë mbetet zona më problematike në krizën e emigrantëve. Në Idomeni nuk qarkullon asgjë, por grumbullimi i mijëra njerëzve të ikur nga lufta vijon me thuajse 2 mijë persona në ditë.Zyrtarët grekë deklaruan se në 48 orët e fundit asnjë emigrant nuk ka hyrë në Maqedoni, teksa burime të pakonfirmuara thonë se Maqedonia e ka mbyllur plotësisht kufirin që pas vendimit të sllovenisë dhe serbisë për mbyllje të dyerve.Më shumë se 14.000 emigrantë në Idomeni po presin në këto ditë të ftohta hapjen e kufijve dhe me tendat që lundrojnë në shi. Kushtet e vështira kanë bërë që shumë prej tyre të sëmuren, teksa mjekët japin alarmin se kjo situatë nuk mund të vijojë kështu për shumë gjatë.Vetë ata, me shpresa të shuara pas samitit të Brukselit që paraprakisht ka vendosur kthimin në Turqi të tyre, janë apatikë, nuk ditë as vetë çfarë do të bëjnë."Në fakt, ne prisnim që Gjermania të bënte diçka, por dëgjuam se samiti vendosi mbylljen e kufijve, kurse Merkel thotë jo, rruga ballkanike nuk do të mbyllet. Nuk kuptojmë çfarë po ndodh, por gjithsesi ne nuk kemi vend tjetër ku të shkojmë", thotë Ahmedi nga Damasku."Unë preferoj të vdes këtu, në Damask nuk kthehem, sepse atje jam në kërkim pasi të gjithë të rinjtë i marrin me forcë në luftë. Gjithsesi, atje ose do të vrasësh ose do të të vrasin, dhe asnjëra nga këto alternativa nuk mund të bëhet zgjedhja ime”, thotë ai."Kufiri është e mbyllur, nuk e dimë se kur do të hapet , jemi shumë të lodhur dhe nuk dimë se çfare do të ndodhë", thotë Riab nga Homsi.Mbyllja thuajse e të gjitha kufijve ka rritur shqetësimet se situata mund të shkojë në kaos, pasi mijëra emigrantë po humbasin durimin, madje Idomeni është krahasuar nga analistët me një fuçi baruti gati në shpërthim./Ora News/