Dy vjet pas atentatit me minë, kërkohet konfiskimi i hotelit të Brahimajve
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e hotelit, në pronësi të babait të Isuf Kokaj, Brahimaj, i cili u vra në një atentat me minë të telekomanduar në fund të gushtit të vitit 2014.Sipas prokurorisë megjithëse godina 5-katëshe me destinacion resort turistik në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është në emër të të atit, është fryt i investimeve të djemve të tij Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe i ndjeri Isuf Koka alias Isuf Brahimaj.Sipas prokurorisë pasuritë janë përfituar pas përfshirjes së personave të hetuar Ermal Bajrami dhe vëllai i tij, në veprimtari kriminale, që daton që në vitin 1994 për të ndjerin Isuf dhe në vitin 2004 për Ermalin"Ka dyshime të arsyeshme se është ndërtuar nga paratë e aktivitetit kriminal të të birit të tij, Isuf Kokaj (Brahimaj), i vrarë pas një atentati me minë të telekomanduar në fund të gushtit 2014" thuhet në deklaratën e prokurorisë që mban datën 9 Mars 2016Kush ishte Isuf BrahimajNdaj tij iu bë atentat në fund të gushtit 2014 me minë me telekomandë në rrugën Transballkanike. Në vijim të hetimeve për atentatin ndaj tij, një ndër pistat e ngritura nga autoritetet hetimore ishin edhe përplasjet e mundshme për trafikun e lëndëve narkotike, pasi Isuf Brahimaj (Kokaj) ishte dënuar nga autoritetet italiane dhe hollandeze për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.Sa kushton hoteli i cili u legalizua nga babai i IsufitNdërtesa 5-katëshe të papërfunduar, e cila ishte destinuar për shërbime hotelerie ishte legalizuar në emër të të atit Shpëtim Brahimaj. Nisën hetimet. Fillimisht, Prokuroria e Vlorës kreu veprimet proceduriale, nga ku u krijuan dyshime të arsyeshme se pronari i deklaruar nuk kishte mundësi financiare të realizonte shpenzimet për ndërtimin e hotelit, të cilat, sipas çmimeve referuese arrijnë në 100 milionë lekë të reja.Prokuroria thotë se në këtë vlerë nuk është llogaritur vlera e truallit, e cila sipas dokumentacionit të blerjes është shënuar 120 mijë euro, por që dyshohet se është blerë rreth 700 mijë euro.Edhe kontrata e blerjes së truallit është nënshkruar nga shtetasi Shpëtim Brahimaj, pavarësisht se ai nuk ka pasur mundësi reale financiare të realizojë këto të ardhura.Në prill 2014 Prokuroria e Vlorës kërkoi vendosjen e sekuestros preventive për objektin dhe truallin, e cila u pranua nga ana e Gjykatës së Vlorës.Më pas, çështja iu kalua për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila është përgjegjëse për zbatimin e ligjit të njohur si “Antimafia”.Në vijim, Gjykata për Krime të Rënda caktoi sërish masën e sekuestros preventive, në bazë të kërkesës së Prokurorisë për Krime të Rënda.Nga kjo prokurori u kryen veprime të tjera verifikuese, nga ku u krijuan dyshime të arsyeshme se shpenzimet për blerjen e truallit (me sip. 2500 m2) dhe ndërtimin e godinës 5-katëshe (me sip. 3090 m2) janë realizuar nga të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të pronarit të deklaruar, konkretisht të shtetasit tashmë të vdekur, Isuf Kokaj (Brahimaj) dhe të Ermal Brahimaj.Arsyet e konfiskimitNë bazë të hetimeve të kryera, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e aseteve të mësipërme, pasi: Së pari: Pasuritë janë përfituar pas përfshirjes së personave të hetuar Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, i ndjeri Isuf Koka alias Isuf Brahimaj në veprimtari kriminale, veprimtari kriminale që daton që në vitin 1994 për të ndjerin Isuf Brahimaj dhe në vitin 2004 për Ermal Bajramin.Së dyti, këto pasuri nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave të të dyshuarve dhe familjarëve të tyre.Së treti, pasuritë janë në zotërim të drjetpërdrejtë të personave të hetuar të cilët pavarësisht faktit se dokumeNtat i kanë regjistruar ne emër të babait të tyre Shpëtim Brahimaj, rezulton se objekti i ndërtuar është fryt i investimeve të djemve të tij Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe i ndjeri Isuf Koka alias Isuf Brahimaj.[caption id="attachment_694818" align="alignnone" width="655"]
Ne foto: Isuf Brahihaj dhe makina ku iu vendos mina me telekomande[/caption]/Oranews.tv/