Protestë kundër TAP-it, banorët e Semanit e Topojës: U shkatërrua rruga

Dhjetëra banorë të njësive administrative Seman dhe Topjë në Fier, kanë protestuar ndaj punimeve për projektin TAP. Sipas banorëve, u është dëmtuar infrastruktura ekzistuese, ndërkohë që punonjësit e TAP, kanë ndërtuar një tjetër rrugë që u kanë bllokuar kanalet kulluese dhe për pasojë u përmbyten tokat bujqësore.Dhjetëra banorë të fshatrave Sheqmarinëz e Seman të njësisë administrative Seman-Topojë të bashkisë Fier kanë protestuar ndaj devijimit të projektit të rrugës, që sipas tyre është bërë për shkak të punimeve për gazsjellësin Trans-Adriatik.Banorët thonë rruga e re është më lart se ajo ekzistuesja, çka ka bllokuar kanalet kulluese dhe bën që të mos kalojnë dot mjetet bujqësore.Banori: Ne nuk kemi nyje lidhëse që të hyjmë nëpër toka, ky kanali këtu është një vepër arti, ka patur një sifon, lidhej gjithë zona.Nuk ka më as sifon, asgjë. Vetëm të marr helikopter tën hyj në parcelë se nuk kam asnjë nyje lidhje.Banori: Kalon me zetor lart një tjetër, ajo do shembet dhe do bjerë brenda, do vdesin njerëz me atë rrugë që kanë bërë ata.Banori: Nuk hyn dot nëpër toka, si do të vete unë ta punoj, ta mbjell.Banori: Na kanë prishur rrugën e fshatit atje.Kaluan mjete të rënda e bënë gropa. Hapën çakull, nuk e ngjeshën dhe u hap prapë gropa. Ato rrugë që na i prishën duhet ti bëjnë ata.Përfaqësues të TAP-it prezent në këtë protestë kanë diskutuar me banorët për zgjidhjen në një kohë sa më të shkurtër të kërkesave që ata parashtruan.