Taksistët protestë para Bashkisë kundër informalitetit, bllokojnë rrugën

Sindikata e taksive ka protestuar sot para disa institucioneve duke bllokuar edhe lëvizjen e automjeteve në bulevardin kryesor.Drejtuesit e mjeteve taksi kanë kërkuar nga Ministria e Transporteve, nga Bashkia dhe Ministria e Brendshme të garantojnë konkurencë të barabartë dhe të luftohet informaliteti.Sipas drejtuesve të automjeteve taksi informaliteti po i falimenton ata që paguajnë rregullisht taksat dhe të gjitha detyrimet.Nga Ministria e Transportit kërkojnë ndryshimin e legjislacionit në fuqi për këtë shërbim, ndërsa konsiderojnë të padrejtë liberalizimin e taksive 6+1 dhe 8+1.Disa prej protestueve kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Drejtorisë së Transportit në Bashkinë e Tiranës, ku kanë parashtruar kërkesat e tyre./Oranews.tv/