Vrau 27-vjeçarin në Durrës, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2013, 17:45
Bie në pranga e policisë i dyshuari si autor i vrasjes në Durrës. Policia e këtij qyteti ka arrestuar shtetasin Ardit Hyskjan, i cili akuzohet për vrasjen me armë zjarri të 27 vjecarit Refik Lila.Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e paradites së sotme në lagjen 18 të qytetit bregdetar ku 27-vjeçari Refik Lila është qëlluar për vdekje në rrethana ende të panjohura.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes disa të rinjve ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.Po sot forcat e policisë së Shijakut bënë të mundur parandalimin e një vrasjeje, ndërsa arrestuan edhe autorin e ngjarjes.