Klasat e mbingarkuara me 2 ose më shumë mësues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2013, 14:24
Një klas filloreje do të ketë 2 ose më shumë mësues vetëm nëse kanë kërkesa apo fluks të nxënësve siç zakonisht ndodhë në qytet e mëdha.Ligji i ri i arsimit parauniversitar lë të hapur mundësinë që nëse klasat e ciklit të ulët nga klasa e parë në të 6, kanë kërkesa të larta, janë të mbipopulluara në do të jenë 2 apo edhe më shumë mësues të ndarë kryesisht për lëndë shoqërore por edhe ato shkencore.Drejtori i arsimit parauniversitar në Mash Fatmir Vejsiu tha se kjo të rrisë edhe më tepër nevelin në ciklin e ulët e aq me tepër kur bëher fjalë për hartimin e kurrikulave të reja.Ndërsa në zonat rurale, në shkolla ku ka pak nxënës ose klasa të përbashkëta mësimdhënia do të vazhoj me një mësues për klasë.