Vendi vakant në Kushtetuese, Nishani dekreton Fatos Lulon

Presidenti Bujar Nishani dekretoi emërimin e Fatos Lulos si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.Nishani sqaron se kryetarja e Kuvendit ka kërkuar një kandidaturë të re për këtë vend vakant, pasi dekreti i ish-presidentit Bamir Topi për Artan Hoxhën tashmë është ezauruar.Hoxha dekreti i ish-kreut të shtetit Topi ka qendruar prej më shumë se një viti në Kuvend pa u shqyrtuar asnjëherë, duke u kthyer një pike e nxehtë debati mes mazhorancës dhe opozitës.Ndërkohë numri një i shtetit ka dekretuar edhe kryetarin e ri të gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit, i sapo betuar si anëtar i kësaj gjykate.Dy dekretet e Presidentit kaluan me votat e mazhorancën në komisionin e ligjeve, pasi deputetët e opozitës mungonin. Pritet që dy dekretet të votohen në seancën e ditës së enjte.Më herët komisioni i ligjeve ka kaluar edhe kandidaturën e Lulzim Lelçaj për postin vakant në KLD. Kanditarura u cilësuia thellesisht politike nga deputetët e PS.Ndërkaq debate të forta ka patur në komision për ndryshimet ne kodin penal.