Sarandë,makina godet për vdekje 42-vjeçarin, arrestohen 2 autorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2013, 10:22
Policia e Sarandës ka arrestuar dy autorët e aksidentit, ku humbi jetën 42-vjeçari Thoma Gjoni.Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Artur Zeka 30 vjeç dhe Trumf Jani 52 vjeç të cilët duke udhëtuar me një makinë kanë goditur për vdekje 42-vjeçarin.Ngjarja e rëndë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Sarandës ku automjeti me të cilin po udhëtonin dy të arrestuarit përplasi 42-vjeçarin i cili po udhëtonte me një motoçikletë.Goditja ka qënë fatale për Gjonin i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa dy të arrestuarit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtjeshme.