Arvizu thirrje politikës: Gjeni konsensusin për një KQZ funksionale
Nga qyteti verilindor i Korçës, kreu i prezencës diplomatike të SHBA-së në vendin tonë Aleksandër Arvizu ka apeluar forcat politike për arritjen e një marrëveshje, në mënyrë që t’i kthejnë legjimititetin institucionit kryesor të administrimit të zgjedhjeve, KQZ. Duke vlerësuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Arvizu theksoi se për të pasur një KQZ funksionale duhet të kontribuojë si qeveria ashtu dhe opozita.“Duhet të ketë një KQZ funksionale pasi zgjedhjet parlamentare të qershorot janë të rëndësishme për Shqipërinë dhe procesin e integrimit të saj. Por që KQZ të jetë funksionale gjithçka duhet të jetë rezultat i marrëveshjeve mes palëve dhe për këtë duhet të kontribuojë qeveria dhe opozita. Është me shumë rëndësi që të zbatohet Kodi Zgjedhor, po aq rëndësi ka edhe gjithëpërfshirja politike” tha Arvizu.Duke iu referuar thirrjes së herëpasvershme të ndërkombëtarëve për standarde zgjedhore, diplomati amerikan nënvizoi se populli shqiptar meriton të zhvillohen zgjedhje të lira.KQZ vazhdon të zhvillojë mbledhjet e tij me vetëm 4 anëtare, 3 përfaqësues të mazhorancës dhe kryetaren Lleshi. Tre anëtarët e opozitës u dorëhoqën njëri pas tjetrit pas shkarkimit nga Kuvendi i anëtarit të LSI, Ilirjan Muho që u zevëndësua me përfaqësues të PR.Vlen të theksohet se PS nën pretendimin se KQZ-së i është shkelur integriteti ka deklaruar se nuk do të propozojë kandidatura të tjera, duke kërkuar zhbërjen e dëmit nga mazhoranca. Kjo e fundit thekson se gjithcka është realizuar konform kodit zgjedhor që përcakton qartë balancat politike në këtë institucion.