Qeveria ndryshime në disa poste drejtuese, emërime dhe shkarkime zv/ministrash
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka miratuar ndryshime në disa poste drejtuese, kryesisht zv.ministrash. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë bëhet me dije se është emëruar prefekt i qarkut të Durrësit , Genc Juka.“Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi Z. Genc Juka emërohet prefekt i qarkut të Durrësit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e qeverisë.Ndërkaq emërohet si zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Kreshnik Çollaku si dhe Sajmir Hoxha në postin e zëvendësministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave .“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave v e n d o s i: Z. Kreshnik Çollaku emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave v e n d o s i:1. Z. Auron Mëneri, zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, lirohet nga kjo detyrë. 2. Z. Sajmir Hoxha emërohet zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.Ndërkohë që është emëruar Flamur Kuçi si zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transportit.“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ate 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, ate 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli I Ministrave v e n d o s i: Z. Flamur Kuçi emërohet zëvendësministër I Punëve Publike dhe Transportit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherëNjë vendim tjetër është ai i emërimit si drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare të Z. Basir Çollaku.“Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave v e n d o s i: 1. Z. Gëzim Podgorica, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, lirohet nga kjo detyrë. 2. Z. Basir Çollaku emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.