Legalizimi i lojërave të fatit, jo afër bankave

Jo të gjithë individët apo subjeket e interesuara mund të imortojnë pajisje për lojrat e fatit, importi do të ketë kushte të reja.  Gjithashtu bastet e kazinot nuk do të ndërtohen më afër bankave. Këto janë disa nga ndryshimet në ligjin e lojërave të fatit të diskutuara në komisionin kuvendor.Ekspertët e Ministrisë së Financave thanë se qytetarët në këtë ligj janë më të mbrojtur po nuk dhanë detaje apo shpjegime në lidhje me numrin e lojërave e fatit, rritjen e frekuenteusve dhe as mënyrën se si funksionon shpërndarja e këtyre lojërave në internet. Opozita në komisionin e pyeti drejtorin Benik Cobaj se është rritur evazioni fiskal nga lojërat e fatit dhe sa? Pyetje kjo që ngjalli debate, fyerje dhe më pas opozita vendosi të mos merret më përgjigje nga drejtori në ministrinë e Financave.Ndryshimet ligjore u miratuan vetëm me votën e mazhorancës. Gjithashtu në komisionin e ekonomisë u diskutua edhe projektligji për shpërndarjen e bonove të privatizimit afati i së cilit u la deri në fund të 2014