Bregu: Rama bllokoi me ndërgjegje statusin

Ministria e integrimit Majlinda Bregu fajësoi sërish opozitën dhe kreun e saj Edi Rama se bllokoi me ndërgjegje statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.Një ditë pas kthimit nga Luksembugu ku u zhvillua edhe mbledhja e këshillit të MSA-së BE-Shqipëri, ministrja Bregu theksoi se dje u tha qartazi që statusi nuk u mor pasi nuk u votuan 3 ligjet."Dje u tha qartazi se statusin Shqipëria e humbi se nuk u votuan 3 ligjet. Pavarësisht se çfarë thotë opozita edhe komisioneri Fyle tha se konsensusi u ndërpre vetëm atëherë kur do të votoheshin këto ligje. Opozita dhe kryetari Rama kanë bllokuar 3 ligjet jo sepse shkel ndonjë parim apo moral politik. Interesin e kujt ka mbrojtur zoti Rama?  Sigurisht nuk ka mbrojtur interesin e Shqipërisë apo e shqiptarëve. E vetmja gjë që di të bëjë mire zoti Rama është të shkatërrojë interesin kombëtar" tha Bregu.Ajo shtoi se shqiptarët do t`i japin përgjigjen e merituar në 23 qershor atyre që bllokuan statusin e vendit kandidat.“Ky moral politik të çon drej aleancave komode por fitues nuk të nxjerr asnjëherë. 23 qershori do të jetë dita e ndarjes përfundimtare me bllokuesit dhe me pseudomoralin e bllokuesve” ka thënë Bregu.