Rama me të rinjtë në Shkodër: Edhe 60 ditë për të rilindur Shqipërinë
Kryesocialisti Edi Rama u ka shpalosur të rinjve shqkodranë pjesë të programit për një Rilindje shqiptare, platformën qeverisëse që sipas tij do të sjellë ndryshimin e domosdoshëm në Shqipëri.Në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit të qytetit, Rama tha se kanë mbetur vetëm 60 ditë drejt realizmit të nje qeverisje që do i konsiderojë qytetarët e këtij vendi si njerëz, e jo thjesht si zgjedhjës."Edhe 60 ditë për të luftuar jo vetëm për veten tuaj, por edhe për prindërit tuaj në fshat, për prindërit tuaj në qytet, që kurrë më të mos ketë prindër që vijnë në shtëpi me kokën ulur se nuk kanë punë. Programi ynë i Rilindjes Shqiptare është i detajuar në funksion jo thjesht të fitores së zgjedhjeve, por të qeverisjes për ta kthyer fitoren në një transformim te prekshem për të gjithë. Së bashku ne mund t'i japim jetë një transformimi demokratik, shoqëror dhe ekonomik që do të bashkojë Shqipërinë me Europën dhe do ta bëjë çdo vajzë dhe djalë shqiptar krenar për pasaportën e vet, krenar për vendin e vet, krenar për shtetin dhe qeverinë e vet"tha ai.Pjesëmarrjen e gjerë të të rinjve në këtë ativitet, kryetari i PS-së e vleresoi si lajtmotiv për Rilindjen e Shkodres e gjithë Shqipërisë.Në këtë takim Edi Rama, ishte i shoqëruar nga deputetët socialistë te rrethit Shkoder dhe nga Sekretari për Rininë Erjon Veliaj.